Tamburi! Tamburi! që larg po gjëmon E trimat me shpresa në luft' po i fton, Ndaj ngrihen të malit fatosa me bes', Himaras, Ilir' e Suljot' qimezes! Kush vall është më trim se Suljoti zeshkan Me gunëz me thek' e të bardh' xhamadan? Ndaj bishat grabitse ay tufën e len E sulet nër lufta si prroj kur shpërthen! Të bijt e Himarës që s'falin një mik, A mund t'a len gjallë dhunonjsin armik? Mund armve të tyre t'u shkoj' gjak pa marr'? Veç gjoksit t'armikut, a ka shenj, të mbar'? S'më duhen stolirat që paret dhurojnë, Të dobtit i blejn' aq sa trimat fitojn' Ndaj un’ do fitonj-o një nusez të re Me leshra të verdha, si-e bukra mbi dhe! Haj! Prina kordhtar edhe shpata t'flakroj; Tamburi ndëgjohet, ja lufta afroi: Ju male që shihni tek zbresim tatpjet', Fitonjës na prisni, ja kurr më në jetë!
Discussion about this post
No posts